Presidenti i Ukrainës ka sulmuar liderët e NATO-s në një fjalim të ashpër pas refuzimit nga ana e tyre për implementimin e një zone ndalim fluturimi përreth vendit. Duke folur në Kiev, Volodimir Zelenski tha se hezitimi i perëndimit për të ndërhyrë i ka dhënë rusisë dritën jeshile për të vazhduar bombardimet mbi qytete e fshatra.