Top Channel/ Frikë nga Çernobili. IAEA: Mburoja që mbulon reaktorin humbi funksionin e sigurisë
07/12/2025 23:47

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se kupola gjigante e vendosur mbi centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrianë nuk është më në gjendje të mbajë të izoluar materialin radioaktiv pas një sulmi me dron në fillim të këtij viti. Sipas BBC, Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike zbuluan se struktura masive, kupola e madhe prej çeliku që mbulon reaktorin e shkatërruar, e ndërtuar mbi vendin e katastrofës bërthamore të vitit 1986, kishte humbur "funksionet e saj parësore të sigurisë, përfshirë aftësinë e izolimit". Në shkurt, Ukraina akuzoi Rusinë për shënjestrimin e termocentralit, një pretendim që Kremlini e mohoi. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike rekomandon rinovim të thellë të kupolës kolosale, vendosur disa vite më parë për të lejuar operacionet e pastrimit dhe për të garantuar sigurinë e zonës, pothuajse 40 vjet pas katastrofës më të madhe bërthamore në histori. “Janë kryer disa riparime të përkohshme në çati, por restaurimi i plotë dhe i shpejtë është thelbësor për të shmangur degradimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë afatgjatë bërthamore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi. Ai shtoi se strukturat mbajtëse të NSC-së dhe sistemet e monitorimit nuk kanë pësuar dëmtime të përhershme. Që nga fillimi i dhjetorit, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së ka vlerësuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ndërsa vendi vazhdon të mbrohet kundër Rusisë. Përveç vlerësimit të Çernobilit, agjensia ka inspektuar nënstacionet elektrike të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen bërthamore.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10