Top News -Zelenski fton Merkelin: Eja në Bucha!/ Fajëson ish kancelaren për mos anëtarësimin në NATO
04/04/2022 17:00

Presidenti ukrainas dënoi liderët evropianë për vendimin e tyre të vitit 2008, për të mos lejuar Ukrainën të anëtarësohet në NATO. Komentet e Zelenskit pasojnë raportet shokuese për vrasje masive në Bucha, në periferinë e Kievit. Gjermania dhe Franca rrëzuan kërkesën e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO gjatë një samiti në 2008-ën. Presidenti ukrainas, ftoi ish kancelaren gjermane angela Merkel të shohë varret masive në Bucha, duke thënë se ato ishin rezultat i vendimit të saj të 2008-ës.Ai i bëri këto komente në një fjalim drejtuar kombit, pas raporteve dhe imazheve shokuese që treguan mizoritë e qytezës në periferi të Kievit që u rimor nga trupat ukrainase javën e shkuar. Në fjalimin e tij Zelenski akuzoi Rusinë për genocid dhe vecoi Merkelin dhe Nikolas Sarkozinë, ish presidentin e francës, për rolet e tyre në samitin e NATO-s në Bukuresht të Rumanisë, në 2008-ën. “Nën deklaratat diplomatike optimiste se ukraina mund të bëhej një vend anëtar i NATO-s, atëherë në 2008-ën, refuzimi i kërkesës sonë u fsheh. Frika absurde e disa politikanëve kundrejt rusisë, u fsheh po ashtu”, tha Zelenski. “Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, ata do të mund të kënaqnin rusinë, ta bindnin atë të respektonte Ukrainën dhe të jetonin normalisht pranë nesh”, tha ai. “Unë ftoj zonjën Merkel dhe zotin Sarkozi, të vizitojnë Buchan dhe të shohin se cfarë ka shkaktuar politika e lëshimeve për rusinë ndër vite. Të shohin me sytë e tyre burrat dhe gratë ukrainase të torturuar”. Gjatë samitit të 2008-ës, liderët e NATO-s diskutuan kërkesën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për tu anëtarësuar në aleancë, që kërkohet për cdo vend që do të nisë hapat e anëtarësimit. Ndërsa presidenti i atëhershëm amerikan Xhorxh Bush, kërkoi që të dyja vendeve tu ndizej drita jeshile, gjermania dhe franca argumentuan se një hap i tillë do të thellonte përplasjet me rusinë, që kundërshtoi fuqimisht kërkesën e Ukrainës.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB