Viruset mund të evoluojnë për t'u bërë më virulentë dhe shembulli më i fundit për ta dëshmuar këtë është varianti Delta i Covid-19. Së fundmi, studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar në Holandë një variant shumë virulent të HIV. Varianti VB siç u emërtua, besohet nga shkencëtarët se ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.