Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12/2025 20:00

E gjithë vëmendja është drejtuar nga kryeministri i Belgjikës, Bart de Wever, në një takim të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për të vendosur për financimin e Ukrainës përmes aseteve të ngrira ruse. Wever ka qenë shumë i hapur në lidhje me atë që ai i sheh si rreziqe që rrjedhin nga përdorimi i aseteve të ngrira ruse dhe po ashtu mjaft i hapur në lidhje me presionin që ai dhe qeveria e tij kanë përballuar nga aleatët evropianë dhe nga Rusia. Shumica e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear, dhe deri më tani Belgjika dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut kanë thënë se janë kundër përdorimit të tyre për ta ndihmuar Ukrainën që ta vazhdojë luftën. Reagoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u tha liderëve evropianë se kërcënimet ligjore nga Rusia “nuk janë aq të frikshme sa kur Rusia është në kufijtë tuaj”. Ai theksoi se nga pikëpamja morale, është e drejtë të përdoren fondet ruse kundër sulmeve të tyre ndaj një vendi sovran. Kancelari gjerman Friedrich Merz gjithashtu kërkoi hapur ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalimit të mbajtur në Bundestag mbi zhvillimet e vitit 2025 që po e lëmë pas, Merz pohoi se në nivelin gjeopolitik, trazirat kanë qenë të thella. Marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në ka ndryshuar rrënjësisht, kujtoi ai.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10