Top News – Zbulimi në Egjipt/ Mumje 2 mijë vjeçare me gjuhë të arta
03/02/2021 20:33

Gjethe ari në formën e gjuhës, të vendosura në gojën e mumjeve të erës greko-romake, rreth 2 mijë vite më parë. Ky është zbulimi që është bërë në kuadër të gërmimeve të kryera në perëndim të aleksandrisë në egjipt, i bërë publik nga ministria e antikitetit. Në fakt, materiali i cmuar, ishte pjesë e një rituali special që mendohej se do ti siguronte të vdekurve mundësinë për të folur nga bota e përtejme para gjyqit të Osirisit, zotit egjiptian të vdekjes dhe botës së nëndheshme. Një mision arkeologjik egjiptian dhe domenikan, zbuloi 16 varre të lashta të gërmuara në shkëmb, në tempullin Taposiris Magna, në perëndim të Aleksandrisë në egjiptin verior, tha ministria e antikiteteve duke shtuar se teknika e zbuluar ishte e shumëpërhapur në periudhën greke dhe romake. Mumjet e gjetura në barre nuk ishin të ruajtura mirë, por mbanin hajmali të arta në formën e gjuhës. Ekipi gjeti edhe një maskë varrosjeje femre, një kurorë të artë dhe tetë maska të gdhendura në mermer. Misioni po punonte në perëndim të aleksandrisë prej disa vitesh në kërkim të varrit të legjendares mbretëreshës Kleopatra, edhe pse ka dyshime në shumë qarqe arkeologësh se ai nuk ndodhet në atë zonë. Dinastia Prolemak, të cilës i përkiste kleopatra, ishte me origjinë greke dhe sundonte në egjipt mes viteve 323 dhe 30 para krishtit. Ajo ishte e fundit dinasti faraonësh para se egjipti të vihej nën sundimin romak dhe Kleopatra, ishte sovranja e fundit e saj.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48