Top News -Zbulim i rëndësishëm për Alzhaimer / Rrëzohet teoria e mëparshme, ja si zhvillohet në tru
30/10/2021 17:22

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve. Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla Mjekësore e Universitetit të Harvardit thanë se ata besojnë se sëmundja Alzheimer nuk fillon në një zonë të vetme të trurit duke u përhapur më pas në zona tjera. Sipas gjetjeve të tyre, grupet e proteinave toksike që mendohet se janë përgjegjëse për sëmundjen e Alzheimerit prekin rajone të ndryshme të trurit dhe më pas grumbullohen aty gjatë dekadave. Më herët ishte menduar se sëmundja zhvillohen në një pjesë të trurit dhe më pas përhapet në rajone tjera, ndërsa zbulimi i ri thotë se ajo zhvillohet paralelisht në disa pjesë të trurit. Hulumtimi, i publikuar në revistën Science Advances, është i pari që përdor të dhënat njerëzore për të përcaktuar shpejtësinë e proceseve molekulare që çojnë në sëmundjen e Alzheimer. “Më parë është menduar se Alzheimer zhvillohet në mënyrë të ngjashme si tumoret, pra formohet në një rajon dhe më pas përhapet në pjesë tjera të trurit. Por në vend të kësaj, ne zbuluam se kur fillon Alzheimer, tashmë është prezent në rajone të shumta të trurit dhe përpjekja për të ndaluar përhapjen midis rajoneve do rezultojë me pak sukses", tha studiuesi i Kembrixhit, Georg Meisl në një deklaratë për shtyp. Studimi është kryer duke përdorur 100 incizime të trurit të personave që jetonin me sëmundjen dhe rreth 400 mostra të trurit të personave që kanë vdekur me këtë sëmundje. Më parë ekzistonte teoria se sëmundja përparonte përmes një reaksioni zingjir që prekte pjesë të ndryshme të trurit. Kjo teori mbështetej në hulumtimet e bëra te minjtë dhe që mendohej se njëjtë ndodhte edhe te njerëzit.

Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00