Ish-presidenti Joe Biden njoftoi se “nuk do të mund të zhvillojë aq shumë biseda” rreth librit të tij të kujtimeve presidenciale, për shkak të betejës së tij me kancerin e prostatës. “Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Kjo nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson. Kjo do të thotë se, për fat të keq, nuk do të mund të kem aq shumë biseda rreth librit tim sa kisha shpresuar. Megjithatë, shpresoj se fjalët në çdo faqe do të flasin vetë,” shkroi ai në rrjetet sociale.