Top News – ‘Zbarkon’ në Pallatin e Elizeut / Vizita e parë e Olaf Scholz si kandelar i Gjermanisë
09/12/2021 11:57

Kur gazetarët e pyetën Olaf Scholz, gjatë një debati televiziv se ku do të zhvillohej udhëtimi i tij i parë zyrtar si kancelar, ai nuk dyshoi për asnjë sekondë: "Në Paris”. Tani do të ndodhë me të vërtetë: Olaf Scholz-i, kancelari i ri gjerman, do të shkojë në ditën e tretë të mandatit te partneri kryesor evropian i Gjermanisë. Në shtetin fqinj. Në Francë. Por kjo nuk është hera e parë që Olaf Scholz-i viziton Pallatin Élysée.Ai mbahet mend ende mirë atje si zëvendëskancelar dhe ministër i Financave i Angela Merkelit dhe si partner i homologut të tij francez Bruno Le Maire. Të dy nxitën krijimin e Fondit të Rindërtimit të BE-së për pandeminë COVID. Por ndërsa Parisi është shumë i hapur ndaj Berlinit, dhe qeverisë së re atje, ka pak skepticizëm ose frikë, për ministrin e ri të financave, Kristian Lindner, mbështetës i politikave të rrepta buxhetore. Me të, reforma e Paktit Evropian të Stabilitetit drejt më shumë fleksibilitetit për sa i përket borxhit publik është edhe më e paarritshme. Edhe këtu, Franca dhe shtetet e Evropës Jugore janë në njërën anë, Gjermania dhe të ashtuquajturit "katër kursimtarët" (Austri, Holandë, Suedi dhe Danimarkë)në anën tjetër. Por këto janë përplasje të së ardhmes. Para së gjithash, Franca do të marrë presidencën e Këshillit të BE më 1 janar 2022 për gjashtë muaj. Dhe në prill, Franca do të mbajë zgjedhje, rezultati i të cilave nuk dihet ende. Prandaj ka një dritare të vogël prej tre muajsh, gjatë së cilës Franca dhe Gjermania mund të nisin projekte të mëdha evropiane. Edhe për këtë arsye udhëtimi i Olaf Scholz-it në Paris është më shumë se një vizitë mirësjelljeje në brigjet e Senës.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11