Top News – Vuçiç pas takimit në Elize/ Macron do të dëgjojë edhe Serbinë për Kosovën
04/02/2021 20:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e rëndësishme për Serbinë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka dëshirë të imponojë qëndrimet apo pikëpamjet e tij për Kosovën. "Sa i përket Francës, ajo e ka njohur Kosovën, por presidenti Macron ka dëshirë të dëgjojë edhe palën serbe, gjë që zakonisht nuk është rast me shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në një konferencë për media nga Pallati i Serbisë, pas një mbledhjeje të Qeverisë serbe, ku ai mori pjesë. Vuçiç u takua me presidentin francez, Macron në Paris më 1 shkurt, ku siç njoftoi më herët, diskutuan për zgjidhjet e mundshme për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën ekonomike. Pas takimit, presidenti i Francës tha se në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë të rëndësishme, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të dyja palët. Pas mbledhjes së qeverisë, Vuçiq tha se nuk duhet që qytetarëve t’u jepen shpresa të rreme për pozicionin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës dhe "të pretendohet se gjërat janë të mrekullueshme në Kosovë"."Nuk janë dhe nuk do të jenë. Ai që thotë kështu gënjen", tha Vuçiq. "Ne duhet të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë dhe jo t'i gënjejmë ata se gjërat janë të thjeshta – unë me të vërtetë nuk mund ta bëj këtë", por do të përpiqem të mos ia kthej në arkivol asnjë nëne djalin e saj”.

Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09 22:52
Top News – Hamasi përgënjeshtron Izraelin. ‘Bombardimi dështoi, udhëheqësit tanë janë gjallë’
09/09 22:40
Top News – Macron emëron aleatin. Francë, kryeministri i ri me ‘hallet’ e vjetra
09/09 22:10
Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09 21:49
Top News – Turqia i përgjigjet Izraelit: Ka adoptuar terrorizmin si politikë
09/09 21:40
Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35