Top News – Vuçiç i alarmuar/ Kemi informacion se Kosova nis lobimin më 4 shtator
01/09/2021 18:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare - nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës. Vuçiç tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”. “Puna jonë është të përgatitemi dhe t'i përgjigjemi kësaj", tha Vuçiç. Ai tha se këto informacione i kanë ardhur nga burimet e inteligjencës vendase. Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmuan se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, por nuk dhanë më shumë detaje. Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Vuçiç tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivel teknik. “Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiç. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Bled, Vuçiq po ashtu tha se është e qartë për të gjithë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa nuk i zgjidh marrëdhëniet me Prishtinën. Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Top News- Trump gati të flasë prapë me Putin, telefonon Zelenskyn për të tjera bisedime
04/09 09:40
Top News- Spitalet franceze përgatiten për luftë brenda gjashtë muajve, zbardhet udhëzimi
04/09 09:39
Top News- Aksident tragjik, tramvaji me turistë del nga binarët, 15 viktima nga përplasja
04/09 09:37
Top News- Telashe të tjera për Trump, republikani s’pranon vendimin e Apelit
04/09 09:37
Top Channel/ Tragjedi në Portugali/ Tramvaji del nga shinat, 15 viktima dhe mbi 20 të plagosur
04/09 01:58
Top Channel/ Putin dhe Xi duan pavdekësinë: “Me transplante dhe shkencë jeton deri në 150 vjeç”
04/09 01:56
Top News- Përmbytje masive në Indi/ Shirat vrasin të paktën 30 persona, dëme të shumta
03/09 23:00
Top Channel/ “Pavdekësia është e mundur”! Mikrofonat nxjerrin zbuluar bisedën Putinit e Xi Jinping
03/09 22:38
Top Channel/ Takimi Putin-Kim Yong Un! Stafi koreano-verior aksion pastrimi, zhduk gjurmët e ADN-së
03/09 22:13
Top News- ‘Rebelët’ e Putinit kërkesë në BE, Hungaria e Sllovakia në mbrojtje të oligarkëve rusë
03/09 22:00
Top News – Putin pret Zelenskyn në Moskë. Presidenti rus i ‘pa’-interesuar për negociata
03/09 20:10
Top Channel/ Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh! Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un
03/09 20:06
Top Channel/ Kush të hyjë i pari në makinë, “sherr” pas takimit Putin-Kim Yong Un, përfundimi…
03/09 20:03
Top News – Serbia i jep Rusisë centralet bërthamore. Vuçiç harron BE, dritë jeshile Putinit
03/09 19:30
Top Channel/ Provokon Putin: Nëse Zelensky do takim, le të vijë në Moskë!
03/09 19:30
Top News- Krizë demografike, nuk ka fëmijë! Musk merr vèmendjen me postimin për Greqinë
03/09 14:17
Top News- Putin, Xi e Kim komplot kundër SHBA, Kremlini i përgjigjet Trump
03/09 14:04
Top News- Protestë me fshesa kundër qeverisë, gratë mbushin sheshet: Reformim
03/09 14:00
Top News- Google eviton ndarjen, gjykata e detyron të ndaj informacionin me konkurrentet
03/09 13:49
Top Channel/ Elon Musk: Greqia “po vdes” , kriza demografike: Mbi 700 shkolla të mbyllura!
03/09 13:47