Top Channel/ “Pavdekësia është e mundur”! Mikrofonat nxjerrin zbuluar bisedën Putinit e Xi Jinping
03/09/2025 22:38

Parada gjigante ushtarake në Pekin, e organizuar për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Kinës nga pushtimi japonez, nuk solli vetëm demonstrim force, por edhe një episod surprizues mes liderëve botërorë. Një mikrofon i vendosur pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping i kapi të dy duke diskutuar mbi transplantet e organeve dhe mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në 150 vjeç. Biseda, e konfirmuar më vonë edhe nga vetë Putini, u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez dhe u pasqyrua nga media të mëdha ndërkombëtare. Ministria e Jashtme kineze zgjodhi të mos komentonte. Teksa Putin dhe Xi ecnin krah për krah drejt podiumit të Sheshit Tiananmen, përkthyesi i Putinit dëgjohet duke thënë në gjuhën kineze: “Bioteknologjia është duke u zhvilluar vazhdimisht. Organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe madje mund të arrish pavdekësinë.” Xi Jinping iu përgjigj: “Disa parashikojnë se në këtë shekull, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë deri në 150 vjet. Në të kaluarën, njerëzit rrallë arrinin 70 vjeç, por sot, në moshën 70 vjeç, je ende fëmijë.” Ndërsa Kim Jong-un, i cili ecte pas tyre, u pa duke buzëqeshur, pa qenë e qartë nëse kuptoi temën e bisedës. Pak çaste më vonë, transmetimi ndërpreu audio-n, duke fokusuar kamerat në panoramën e paradës, përpara se tre liderët të ngjiteshin në platformën e nderit përpara 50 mijë spektatorëve.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54