Një shqiptar i Kosovës është vrarë në Belgjikë. Viktima është shtetasi Dion Jashanica, 20-vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në Molenbeek të Brukselit. I riu ndodhej brenda një automjeti tip Nisan të parkuar në rrugë, kur autori zbriti nga një automjet tjetër tip Skoda dhe u fut në makinën ku ndodhej 20-vjeçari dhe e qëlloi për vdekje. Sipas autoriteteve vendase autori është larguar më pas në këmbë.