Top News – Vritet gazetarja/ Qëllohet bashkë me shoferin
10/12/2020 18:34

Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad. Maiwand kishte punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet.Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan. Sedik Sedikii, zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, tha se vrasja e Maiwandit “është një sulm tronditës dhe i neveritshëm terrorist”. “Dhuna e pakuptimtë kundër njerëzve tanë duhet të marrë fund”, shkroi ai në Twitter. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup. Si militantët talebanë, ashtu edhe ata të grupit Shteti Islamik janë aktivë në provincën që kufizohet me Pakistanin. Vrasja e Maiwandit vjen vetëm pak javë pasi gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mohammad Ilyas Dayee, vdiq në provincën jugore të Helmandit, pas shpërthimit të një bombe të vendosur në makinën e tij.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20