Top News – Vrasja e mësuesit në Francë/ 13 vjeçarja pranon para gjykatës se ka gënjyer
13/03/2021 13:54

Vrasja e mësuesit Samuel Paty prej një islamisti në Paris e ka zanafillën tek gënjeshtra e një 13-vjeçareje. Sipas gazetës franceze "Le Parisien" nxënësja ka pohuar përpara gjykatës trillimin e saj, vetëm që të justifikohej përpara të atit përse e kishin përjashtuar dy ditë nga shkolla. Ajo e kishte gënjyër babanë duke sajuar historinë se kishte qenë Paty që e kishte përjashtuar për dy ditë për thyerje disipline, gjoja sepse ajo kishte protestuar kur ai tregoi në klasë karikaturat e Mohamedit nga revista Charlie Hebdo. Vajza tani pranon se masa disiplinore nuk kishte pasur asnjë lidhje me karikaturat e Mohamedit. E reja e identifikuar vetëm si Z. tha se atë ditë nuk kishte qenë fare në klasë, dhe se e kishte sajuar historinë, pasi shoqet i kishin thënë se mësuesi Samuel Paty i kishte treguar klasës karikaturat në fjalë. Ajo ishte betuar para të atit se historia është e vërtetë dhe se mësuesit Samuel Paty diskriminon myslimanët. Pas kësaj ai jo vetëm ngriti padi në polici kundër mësuesit Samuel Paty, por publikoi edhe në internet një video ku shprehej me urrejtje ndaj mësuesit dhe përmendte emrin e tij dhe shkollën në Conflans në veriperëndim të Parisit, ku ai jepte mësim. Dhjetë ditë më vonë, një islamist i ri i preu kokën mësuesit gjatë rrugës për në shtëpi. Drejtësia tani ka nisur një hetim ndaj nxënëses për shpifje. Avokati i 13-vjeçares, Mbeko Tabula, po përpiqet ta relativizojë përgjegjësinë e saj duke thënë se ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se gënjeshtra e saj mund të sillte pasoja të tilla. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB