Top News – Vrasja e Ivanoviç/ Akuze e re për të dyshuarit
11/11/2020 22:55

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiq dhe Faruk Korenica. “Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast dhe të trija aktakuzat janë pothuajse identike me disa korrigjime shumë të vogla, të cilat në thelb nuk janë relevante për çështjen. Kjo është e njëjta aktakuzë ndaj personave të njëjtë, për të njëjtën ngjarje, plotësisht e njëjtë”, tha avokati Dejan Vasiq. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti. Seanca ishte caktuar paraprakisht për 30 dhjetor, por u anulua, sepse prokurori i atëhershëm, paraqiti një aktakuzë të re, të ndryshuar. Në procesin, të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut. Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga luftës së viteve 98-99. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20