Top News – Vrasja e Ivanoviç/ Akuze e re për të dyshuarit
11/11/2020 22:55

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiq dhe Faruk Korenica. “Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast dhe të trija aktakuzat janë pothuajse identike me disa korrigjime shumë të vogla, të cilat në thelb nuk janë relevante për çështjen. Kjo është e njëjta aktakuzë ndaj personave të njëjtë, për të njëjtën ngjarje, plotësisht e njëjtë”, tha avokati Dejan Vasiq. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti. Seanca ishte caktuar paraprakisht për 30 dhjetor, por u anulua, sepse prokurori i atëhershëm, paraqiti një aktakuzë të re, të ndryshuar. Në procesin, të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut. Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga luftës së viteve 98-99. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bisedime SHBA-Kinë ! Palët janë në Suedi për të zgjatur me 90 ditë armëpushimin tregtar
28/07 15:02
Top News – Turqia prezanton ‘GAZEPIN’ / Bomba e frikshme një tonëshe me fuqinë e bërthamores
28/07 14:46
Top News – Droni rus mbi Lituani, ndizet alarmi / Avionët e NATO në fluturim, sulm i madh nëUkrainë
28/07 13:12
Top Channel/ Treni del nga shinat në Gjermani!! 3 humbje jete dhe 40 të plagosur
28/07 12:37
Top Channel/ Protesta dhe kundër-protesta Angli, çështja e emigrantëve përplas anglezët
28/07 12:36
Top Channel/ Tajlanda dhe Kamboxhia ulen përballë në Malajzi pas paralajmërimit të Trump
28/07 12:21
Top Channel/“Pauzë taktike” në Gaza/Izraeli: 120 kamionë me ndihma ushqimore janë shpërndarë nga OKB
28/07 12:20
Top Channel/ Panik në avionin e Londrës! Pasagjeri thërret ‘Allahu Akbar, kërcënon se mban bombë
28/07 12:11
Top News – Putin anulon paradën e marinës / ‘Për arsye sigurie’, frikë nga sulmet ukrainase
28/07 12:09
Top News – Grekët ‘qajnë’ për shqiptarët…Mungesë ‘akute’ stafi, nuk ka punëtorë në turizëm
28/07 12:09
Top News – Siria do të shkojë në zgjedhje…Të parat që nga rrëzimi i Assadit, mbahen në shtator
28/07 12:08
Top Channel/ Grenell: E turpshme, Thaçi në burg! Jack Smith ndaloi marrëveshjen Kosovë-Serbi
28/07 12:07
Top News- ‘Haga, një turp i madh’/ Richard Grenell mbështet ish presidentin, hashim Thaçi
28/07 11:13
Top News- Tragjedia në Gaza/ Për të shuar urinë duhen 600 kamionë me ushqime në ditë
28/07 10:41
Top News- ‘Uri e shkaktuar nga dora e njeriut’/ OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek nivele alarmante
28/07 10:18
Top Channel/ Merz përshëndet marrëveshjen, shpreson edhe në arritjen e akordeve të tjera tregtare
27/07 23:07
Top Channel/ Mesdheu në flakë! NASA trondit me pamjet nga hapësira. Si duket Shqipëria
27/07 21:50
Top News – Britania, flotë balonash spiune / ‘Kopjon’ Kinën, mjetet po testohen në SHBA
27/07 19:10
Top News – Kursen Tokën por godet Hënën / Asteroidi i frikshëm po vjen, çfarë do ndodhë?
27/07 19:00
Top News – Rusia ‘nxiton’ në Ukrainë / Kërkon fitore të mëdha para ultimatumit të Trumpit
27/07 18:30