Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane në San Paolo. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir, me emrin e dytë Hektor Nikolli, një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, teksa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e njësive speciale të Policisë Civile lokale, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën, një shtetas shqiptar i kërkuar, pjesëtar i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.