Top News – Vonesa e vaksinave/ Gjermania kërcënon me aksion ligjor
31/01/2021 12:28

Qeveria gjermane, kërcënoi sot me aksion ligjor laboratorët që dështojnë të furnizojnë në kohë me vaksina anti Covid, Bashkimin Evropian, në mesin e tensioneve për vonesat në furnizim nga AstraZeneca. “Nëse do të shohim që kompanitë nuk kanë respektuar angazhimet e tyre, ne do të ndërmarrim hapa ligjorë”, tha ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier. Ka pasur tensione javët e fundit mes liderëve evropianë dhe gjigandit britaniko-suedez të farmaceutikës, AstraZeneca, që ka mbetur prapa në furnizimet e premtuara me vaksinën e tij Covid 19. Kompania tha se do të mund të ofronte vetëm një të katërtën e dozave që fillimisht i ishin premtuar bllokut për tre mujorin e parë të vitit për shkak të problemeve në prodhim në fabrikat evropiane. Brukseli e ka akuzuar në mënyrë direkte AstraZeneca-n se i ka ofruar trajtim preferencial Britanisë në kurriz të BE-së. BE madje kërcënoi se do të kufizonte eksportet e vaksinës në Irlandën e Veriut, duke zbatuar pjesë të marrëveshjes së Brexit-it me Britaninë që lejon kalimin e lirë të mallrave në kufirin irlandez. Ajo u tërhoq pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, ngriti zëshëm shqetësimin. AstraZeneca nuk është e vetmja kompani prodhuese vaksinash që është tani nën shënjestër. Javën e kaluar, Italia kërcënoi me masa ligjore kundër kompanisë amerikane Pfizer në lidhje me vonesat. Zyrtarë të lartë gjermanë do të diskutojnë ndërkohë me prodhuesit për të sheshuar problemet. Të premten, agjencia evropiane e ilaçeve hapi rrugën që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca të përdorej në territorin e BE-së, duke e bërë atë vaksinën e tretë të miratuar në bllok, pas Pfizer dhe Biontech dhe Moderna-s.

Top News- Lufta me Iranin ‘zbraz’ arsenalin amerikan, raporti rrëzon pretendimet e Donald Trump
15/09 20:50
Top News- SHBA mbështet Kosovën, por ngërçi… / Uashingtoni: Kriza politike po cenon raportet tona
15/09 20:10
Top Channel/ SHBA e pranon për herë të parë: Kemi armë në hapësirë
15/09 20:02
Top News- Rusia godet me raketa helikopterin danez, plasin tensionet në Detin Baltik
15/09 19:45
Top Channel/ Mesazhet nga SHBA për Shqipërinë: Çmontojmë organizatat kriminale
15/09 19:40
Top News – Del nga burgu neonazisti/ Numri dy i Agimit të Artë kërkon sërish pushtet
15/09 17:30
Top Channel/ Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin, edhe nga burgu është angazhuar në politikë
15/09 15:32
Top News – Fjalimi ‘sekret’ i Von der Leyen / Presidentja e KE flet të mërkurën për gjendjen e BE
15/09 14:46
Top News – Araghchi viziton Kinën. Hormuzi në fokus, Pekini kërkon të ndërmjetësojë
15/09 14:37
Top News – Rebelët mbledhin OKB / Takim urgjent pas përparimit të huthëve në Arabi
15/09 14:32
Top News – Kolonët mësyjnë xhaminë / Dhjetëra izraelitë hyjnë me forcë në oborrin e Al Aksas
15/09 14:11
Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47
Top News – Armatimi ka dalë në hapësirë / SHBA pranon se ka armë në orbitën e tokës-Gati për sulm!
15/09 12:34
Top Channel/ Lirohet nga burgu kryefashisti grek, Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin
15/09 12:20
Top Channel/ “Frika nga AI, një mashtrim”: Trump kundërshton rregullat mbrojtëse!
15/09 12:02
Top Channel/ Ngërci politik në Kosovë, SHBA e pakënaqur: Po pengon axhendën e përbashkët!
15/09 11:43
Top Channel/ Vucic: Jap dorëheqjen në 27 shtator, fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë!
15/09 11:29
Top Channel/ SHBA ka vendosur armë në hapësirë: Janë në orbitën e Tokës, sulmojmë nga kozmosi!
15/09 11:05
Top Channel/ NATO rrëzon një dron në Lituani, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme!
15/09 11:05
Top News – NATO rrëzon dronët mbi Lituani. Polonia ngre avionët, Rusia ‘alarmon’ Baltikun
15/09 10:49