Dy zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Xhosep Borrell, janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, për të takuar presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky. Kjo njëherësh është vizita e parë e liderëve të Perëndimit që nga publikimi i imazheve të mizorive në qytezën ukrainase të Buças.