Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04/2026 15:20

Ushtria amerikane tha se do të fillojë një bllokadë të anijeve që largohen nga portet e Iranit të hënën ndërsa Teherani kërcënoi të hakmerret kundër porteve të fqinjëve të tij të Gjirit, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrinin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, duke rrezikuar një armëpushim. Që nga fillimi i luftës, Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive ngushticën për të gjitha anijet përveç të vetave, duke thënë se anijet do të lejohen të kalojnë vetëm nën kontrollin iranian dhe me një tarifë. Presidenti Trump thotë tani se do të bllokojë edhe anijet e Iranit, si dhe çdo anije që i paguan Iranit një tarifë. Armëpushimi që ndaloi gjashtë javë sulmesh ajrore të SHBA-së dhe Izraelit është tani nën kërcënim, me vetëm një javë të mbetur, pasi Uashingtoni tha se Teherani kishte hedhur poshtë kërkesat e tij në bisedimet në Islamabad, diskutimet e nivelit më të lartë që nga Revolucioni Islamik i Iranit në vitin 1979. Komanda Qendrore Rajonale e ushtrisë amerikane tha se bllokada nis të hënën dhe asnjë anije nuk do të hyjë apo dalë nga portet iraniane, duke përfshirë ato në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit". Një zëdhënës ushtarak iranian, i cituar nga media shtetërore, tha se çdo kufizim i SHBA-së për anijet në ujërat ndërkombëtare do të ishte i paligjshëm dhe do të përbënte "pirateri". Nëse portet iraniane kërcënohen, asnjë port në Gjirin persik ose Gjirin e Omanit nuk do të jetë i sigurt, tha zëdhënësi. Më herët, Garda Revolucionare e Iranit tha se çdo anije ushtarake që i afrohet ngushticës do të konsiderohet se ka shkelur armëpushimin. Të dielën, Trump shkroi në Truth Social: "Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur", duke shtuar, "Çdo iranian që qëllon drejt nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të dërgohet në ferr!"

Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44