Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 47-vjeçar, Giacomo Bongiorni, është vrarë brutalisht nga një grup të rinjsh, ndërsa ndodhej së bashku me partneren dhe djalin e tij 11-vjeçar, i cili ka parë të gjithë skenën. Partnerja e tij, Sara Tognocchi, e tronditur ka rrëfyer momentet e tmerrit, duke thënë: “Do të duhej të martoheshim, e vranë para syve të mi.” Ajo shtoi: “Ishim në shesh, na rrethuan dhe na sulmuan. Fëmija përpiqej të ngrinte babanë nga toka, ishte e tmerrshme. Jemi të shkatërruar. Më thoni që është vetëm një ëndërr e keqe.” Sipas dëshmive, djali 11-vjeçar ka mbetur në gjendje shoku dhe është dërguar në spital për trajtim.