Peter Magyar ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke shënuar një kthesë historike në skenën politike të vendit. Lideri i Partisë Tisza të qendrës së djathtë arriti të mposhtë kryeministrin në largim, Viktor Orban, i cili ka dominuar politikën hungareze për 16 vite. Orban pranoi humbjen, duke e cilësuar rezultatin si “të qartë dhe të dhimbshëm”, ndërsa sipas Magyar, kundërshtari i tij e telefonoi për ta përgëzuar për fitoren, një gjest që ai e bëri publik në rrjetet sociale.