Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë finale ndaj Partizanit me rezultatin 76-55, duke mbyllur serinë e sfidave finale 3-0. Për skuadrën vlonjate ky është titulli i 27 në histori dhe i dyti radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky sezon ishte i veçantë për Flamurtarin, pasi e mbylli pa asnjë humbje, vetëm me fitore.