Top News – Vjena ‘i bën dalje’ BE-së/ Për vaksinat,bashkëpunim me Danimarkën e Izraelin
04/03/2021 11:01

Ngadalësia me të cilën ka vepruar autoritetei europian i ilaceve, EMA ka bërë që Austria të vendosë të mos presë më zgjidhje prej saj. Kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi se për vaksinat e reja që mbrojnë nga mutacionet e Covid 19, vendi I tij do të bashkëpunojë tani me Danimarkën dhe Izraelin.Strategjia e kalimit nëpër BE për prokurimin dhe miratimin e vaksinave ishte "në thelb e drejtë", shpjegoi Kurz në Vjenë. Por Autoriteti Evropian i Medikamenteve(EMA)është "shumë i ngadaltë" me licensimet dhe kishte "pengesa dorëzimi" të prodhuesve farmaceutikë.Si përgatitje për mutacione të mëtejshme të mundshme, Austria nuk duhet "të varet vetëm nga BE për prodhimin e vaksinave të brezit të dytë", u shpreh kreu konservator i qeverisë. Së bashku me kryeministren daneze Mette Fredriksen, ai do të udhetoje drejt Izraelit për të diskutuar prodhimin e përbashkët të dozave të vaksinimit të brezit të dytë dhe bashkëpunimin në hulumtimin e mundësive të mjekimit. Kurz e bëri të qartë se iniciativa e tij duhet kuptuar në plan afatgjatë. Ai u mbështet në vlerësimet e ekspertëve, sipas të cilave rreth dy të tretat e popullsisë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 çdo vit në vitet e ardhshme - dhe këta janë gjashtë milion njerëz në Austri. Fredriksen gjithashtu theksoi se duhet të garantohet që "edhe pas një viti, edhe pas dy vjetësh, tre, pesë dhe dhjetë vjetësh do të kemi doza të mjaftueshme të vaksinës".Komisioni Evropian po kritikohet edhe në Gjermani, sepse ai është përgjegjës edhe për prokurimin e vaksinave të Covid-19 dhe sasitë aktualisht nuk janë të mjaftueshme. Fushata e vaksinimit në BE po zhvillohet gjithashtu shumë më ngadalë sesa në Izrael ose Britaninë e Madhe.

Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45