Kur dielli perëndon në qytetin japonez Tatsuno, mijëra xixëllonja fillojnë vallëzimin, duke ofruar një spektakël që zakonisht tërheq turma vizitorësh të ngazëllyer. Por, këtë vit, kërcimi i insekteve inkandeshente, po performohet pa spektatorë pasi masat e kufizimit për shkak të koronavirusit kanë detyruar organizatorët e një festivali popullor xixëllonjash, ta anulojnë eventin. Vendimi mund të ketë zhgënjyer fansat e insekteve brilante, por në të njëjtën kohë i ka garantuar një atmosferë si jo zakonisht të qetë insekteve që vallëzojnë në qiellin e natës.