Agjentët e policisë në Rochester, një qytezë në shtetin e Nju Jorkut, kanë prangosur dhe përdorur sprai djegës mbi një vajzë afro amerikane nëntë vjecare, në mesin e një krize psiqike. Videoja që tregon episodin, nga kamerat në trupin e policëve, është shpërndarë nga vetë policia dhe duket e destinuar të nxisë polemika të reja në shba në lidhje me dhunën e policisë kundër qytetarëve afro amerikanë. Agjentët kanë thënë se kanë qenë të detyruar të përdorin këto sisteme për të garantuar sigurinë e vetë vazjës. Të premten pasdite, nëntë policë i janë përgjigjur një sinjalizimi për probleme familjare. Kur mbërritën në vendngjarje, thotë policia, vajza ishte në gjendje të acaruar dhe kërcënonte të vriste nënën e saj dhe më pas të vetëvritej.