Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021. Pajisjet e vjetra Android dhe iPhone nuk do të suportojnë versionin e fundit të aplikacionit, duke i detyruar përdoruesit të ndryshojnë sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri. Çdo iPhone që nuk ekzekuton versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.