Top News – Merz, 12500 euro për grim e model flokësh/Zbulohet kostoja e pamjes së kancelarit gjerman
28/08/2025 14:18

Friedrich Merz ka shpenzuar 12,500 euro për grim dhe stilim flokësh në tre muajt e tij të parë në detyrë. Detajet e modelit të ri të flokëve, të financuar nga taksapaguesit, erdhën pasi Donald Trump e komplimentoi kancelarin gjerman për nxirjen gjatë bisedimeve mbi luftën Ukrainë-Rusi në Shtëpinë e Bardhë. "Ku e keni marrë këtë nxirje?" pyeti presidenti amerikan. "Dua të nxihem si ti." Ekziston një histori e pasur e ministrave gjermanë që gërmojnë në xhepin publik për trajtime bukurie, siç u zbulua në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. Shpenzimet e Merz, 69 vjeç, u tejkaluan sidoqoftë nga ministria e tij e ekonomisë dhe energjisë, e cila shpenzoi 19,264.76 euro për shërbime kozmetike dhe stilim flokësh mes majit dhe gushtit të këtij viti. Katherina Reiche, ministrja përgjegjëse për departamentin, raportohet se ka marrë me vete një grimere në Uashington në qershor, me 8,324 euro të buxhetit në dispozicion të shpenzuara për udhëtimin e saj. Vizita, e cila zgjati disa ditë u bë me një carter privat dhe ishte udhëtimi i saj i parë në kryeqytetin e amerikan. Meqenëse detajet e shpenzimeve u zbuluan për çdo ministri, është e pamundur të thuhet nëse shpenzimet ishin në emër të drejtuesve të këtyre departamenteve. Megjithatë, shpenzimet për ndryshim të modelit të flokëve duket se kanë shënuar rënie me kohën kur Olaf Scholz ishte kancelar. Annalena Baerbock, ish-ministrja e jashtme, kishte shpenzuar 137,000 euro për një stiliste personale për ta shoqëruar atë në 76 vizita jashtë vendit. Shpenzime të tjera për imazhin publik të zbuluara në të dhënat e fundit përfshijnë 33,000 euro nga ministria e financave, e udhëhequr nga Lars Klingbeil, kreu i Partisë Socialdemokrate, për fotografët.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54