Top News – Putin, raketa mbi zyrat e BE-së/ Dëmtohet misioni në Kiev, goditet edhe Këshilli Britanik
28/08/2025 14:42

Sulmi me raketa e dronë i kryer nga Rusia gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës dëmtoi ndërtesën e delegacionit të BE-së në qytet, tha Komisioni i BE-së të enjten. Stafi i delegacionit është i sigurt, shkroi në X Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Ajo i bëri thirrje Rusisë të ndalojë "sulmet e saj diskriminuese ndaj infrastrukturës civile dhe të bashkohet me negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme". Sulmi rus vrau të paktën 15 persona në pjesë të tjera të qytetit, plagosi 38 dhe dëmtoi ndërtesa në shtatë lagje të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas. Duke reaguar pas sulmit, Komisionerja e BE-së, Marta Kos, tha se ndërtesa e BE-së ishte dëmtuar gjatë sulmeve në zonat civile. "Unë i dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po përballen këtë agresion". Në sulmin e të enjtës janë shënjestruar edhe zyrat e Këshillit Britanik në Kiev. Ky i fundit ofron programe në gjuhën angleze dhe tha në një deklaratë se zyrat e tij u "dëmtuan rëndë" dhe një roje nate u plagos. Në qershor, Moska i ndaloi qytetarët rusë që të punonin me këshillin britanik, duke pretenduar se ai ishte një fasadë për spiunët britanikë. Në total, 629 dronë dhe 31 raketa u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke vrarë të paktën 14 persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë. Rusia pretendoi se kishte shënjestruar vende ushtarake në sulmet e saj, duke theksuar se kishte përdorur raketa hipersonike. Kryeministri britanik, Keir Starmer, akuzoi Vladimir Putinin për "sabotim të paqes". Ai dënoi sulmet e pakuptimta të rusisë dhe konfirmoi se zyrat e këshillit britanik ishin goditur. "Putin po vret fëmijë dhe civilë dhe po saboton shpresat për paqe. Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund", tha Starmer.

Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28