Shtetet e Bashkuara do të tërheqin më shumë se një të tretën e trupave ushtarake nga Iraku brenda disa javëve, ka thënë komandanti amerikan për Lindje të Mesme, Kenneth McKenzie. Ai u ka thënë gazetarëve se prezenca e trupave ushtarake do të zvogëlohet nga rreth 5,200 në 3,000 gjatë muajit shtator.