Top News – Vendimi i OKB-së/ Kanabisi, substancë terapeutike
04/12/2020 10:47

Një komision i Kombeve të Bashkuara votoi për ta hequr kanabisin për qëllime mjekësore nga kategoria e drogave të rrezikshme në botë, një vendim i pritshëm dhe i shtyrë madje në kohë, që mund të hapë rrugën për zgjerimin e kërkimeve për marijuanën dhe përdorimin mjekësor të saj. Votimi në komisionin për lëndët narkotike, me seli në Vjenë, në të cilin përfshihen 53 shtete anëtare, mori në konsideratë një seri rekomandimesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për riklasifikimin e kanabisit dhe derivateve të tij. Por vëmendja u përqendrua te rekomandimi kyç për ta hequr kanabisin nga tabela ku ai renditej përkrah drogave të tjera të rrezikshme dhe që krijojnë shumë varësi si heroina apo kokaina. Ekspertët mendojnë se votimi nuk do të ketë impakt të menjëhershëm në zbutjen e kontrolleve ndërkombëtare sepse qeveritë do të vazhdojnë të kenë juridiksion në klasifikimin e kanabisit. Por shumë vende, shohin konventat globale për referim dhe njohja nga Kombet e Bashkuara është një fitore simbolike për mbrojtësit e ndryshimit të politikave për drogat që thonë se ligji ndërkombëtar është i vjetëruar. Ndryshimi do të çojë në një intensifikim të kërkimeve mjekësore dhe do të forcojë përpjekjet për legalizimin e kanabisit në botë. Marijuana për përdorim mjekësor ka njohur një shpërthim vitet e fundit dhe produkte që përmbajnë derivate të kanabisit, janë shfaqur në industrinë e mirëqenies në formën e kremrave, serumeve, lëngjeve etj. Disa kërkime sugjerojnë se kanabisi mund të mbrojë sistemin nervor dhe të zbusë dhimbjen, ankthin apo inflamacionin.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20