Australia, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar plotësisht blerjen e naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës – por shtetet mbeten perëndimore mbeten të ndara. Polonia dhe shtetet baltike janë në favor të kufizimeve, por Gjermania ka paralajmëruar kundër çdo vendimi që mund të rrisë më tej çmimet e energjisë dhe të shkaktojë një recesion ekonomik. Gjermania ka reduktuar furnizimet në 25% të importeve totale – nga 35% sa ishte para pushtimit. Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë dëshiron që varësia nga nafta ruse të përgjysmohet deri në verë. India dhe Kina kanë refuzuar të dënojnë pushtimin dhe mund të rrisin prodhimin e produkteve të rafinuara në afat të shkurtër dhe afatmesëm, duke importuar më shumë fuçi të naftës ruse, thanë analistët.