Top News – Vendet me më shumë obezë/ 10 herë më shumë viktima nga covid se të tjerët
04/03/2021 19:26

Rreziku i vdekjeve nga covid 19 është rreth 10 herë më i lartë në vendet ku pjesa më e madhe e popullatës është mbipeshë – thotë një raport i publikuar nga Forumi botëror i Obezitetit. Kërkuesit zbuluan se në fund të 2020, shkalla më e lartë e viktimave nga koronavirusi ishte 10 herë më e lartë në vendet ku më shumë se gjysma e të rriturve janë mbipeshë krahasuar me vendet ku më pak se gjysma janë mbipeshë. Ekipi ka ekzaminuar të dhënat nga universiteti Johns Hopkins dhe organizata botërore e shëndetësisë dhe ka zbuluar se nga 2.5 milionë viktima të koronavirusit të raportuara deri në fund të shkurtit, 2.2 milionë ishin në vendet ku më shumë se gjysma e popullatës është mbipeshë. Në një analizë të dhënash dhe studimesh nga më shumë se 160 vende, kërkuesit zbuluan se shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi rritej në vendet ku dominon obeziteti. Në vendet ku më pak se 40 për qind e popullatës ëhstë mbipeshë, ka një shkallë më të ulët vdekshmërie nga covidi, prej jo më shumë se 10 persona për 100 mijë banorë. Por në vendet me më shumë se 50 për qind të popullatës obeze, shkalla është shumë më e lartë, mbi 100 për 100 mijë banorë. Kërkuesit thonë se mbipesha mund të përkeqësojë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe infeksione virale si H1N1, gripi apo MERS. Forumi botëror i obezitetit sugjeron se dhënia prioritet për personat me obezitet për testim dhe vaksinim, është e nevojshme. Në shba, rreth tre të katërtat e popullatës janë mbipeshë ose obezë sipas të dhënave të qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe vendi ka edhe shifrën më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11