Top News – Vendet e G20-ës/ Lehtësojnë borxhet e të varfërve
13/11/2020 19:34

Vendet e G20-ës u pajtuan të premten për një kornizë përmes të cilës, do të ristrukturohet borxhi i shumë vendeve në zhvillim që janë rrënuar ekonomikisht nga koronavirusi. Por, ata që bënë fushatë në favor të këtij veprimi thonë se nuk është i mjaftueshëm për të lehtësuar ‘valën e krizës së borxheve’. Ky grup i shteteve më të fuqishme financiare në botë, muajin e kaluar u pajtua për një zgjatje prej gjashtë muajsh të iniciativës për ‘suspendim të borxhit’ deri në qershorin e vitit të ardhshëm, që nuk është në pajtim me thirrjen e Bankës Botërore që kjo periudhë të zgjatet për një vit. Ministrat e Financave të shteteve anëtare të G20-ës dhe bankat qendrore prezantuan ‘kornizën e përbashkët’ për riplanifikim ose për të ulur borxhet e vendeve që janë në rrezik, përmes qasjes ‘rast pas rasti’. "Në parim, borxhet nuk do të falen", thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit virtual të mbajtur nën presidencën e Arabisë Saudite. "Në rastet më të vështira, kur falja e borxheve apo suspendimi është i nevojshëm, kjo do të trajtohet si çështje e veçantë, pasi që secili kreditor pjesëmarrës të përmbushë në kohë procedurat kombëtare për aprovim duke i mbajtur të informuar kreditorët e tjerë për progresin", thuhet në deklaratë. Në bazë të këtij vendimi, janë 73 shtete që mund të përfitojnë një ristrukturim të borxhit, duke përfshirë, 38 shtete në Afrikën sub-Sahariane. Muajin e kaluar, Banka Botërore tha se borxhi i 73 vendeve më të varfra u rrit për 9.5% me një rekord prej 744 miliardë dollarësh. Barra më e madhe e këtyre borxheve janë te kreditorët qeveritar, shumica nga të cilat janë shtete të G20-të, e nga ku Kina ka rreth 63% të kësaj shume.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07