Shqipëria renditet e dyta pas Ukrainës, sa i takon refuzimit për të kaluar kufijtë e Bashkimit Europian. Për nga numri i refuzimeve Shqipëria ndiqet nga Moldavia, Turqia, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Gjeorgjia. Sipas të dhënave të EuroStat, përgjatë vitit 2024 janë refuzuar 14 mijë e 260 shtetas shqiptar që kanë tentuar të kalojnë kufijtë tokësorë, ujorë apo detarë.