Top Channel/ QSUT, 5 drejtorë në 2 vite! Ministrja e re, Evis Sala, e nis detyrën me largime
23/09/2025 19:37

Ndryshimi i ministrave në dikasterin e Shëndetësisë ka sjellë ditën e sotme lëvizje në disa prej drejtorive të këtij institucioni. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen dhe vendin e saj e ka zënë Anxhela Paparizo. QSUT-ja është një nga drejtoritë e mëdha të administratës që ka pësuar më shumë ndryshime në drejtim gjatë dy viteve të fundit. Pas largimit të Albana Ficos, e cila e mbajti postin e drejtoreshës së QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024, kjo drejtori duket se nuk ka gjetur qetësi. Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj. Në korrik 2025 drejtimin e QSUT-së e mori Florenc Spaho, ish deputeti socialist që nuk u konfirmua në 11 maj. Edhe ai e mbajti postin vetëm për 2 muaj kur sot dha dorëheqjen për ti lënë vendin Angela Paparizos. Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit. Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19