Top News – Varfëria shtyn në protesta / Mijëra njerëz në rrugë, lira turke rekord i ri negativ
13/12/2021 15:06

Me mijëra njerëz marshuan në Stamboll të dielën pasi sindikatat denoncuan rritjen e varfërisë në vend dhe kërkuan shtimin e pagës minimale. Turqia aktualisht po përjeton një rënie dramatike të ekonomisë, për shkak se lira turke ka shënuar rekord të ri negativ kundrejt dollarit, duke u këmbyer në raportin 1 me 13 këtë javë e duke humbur 30 për qind të vlerës vetëm muajin e shkuar apo mbi 43 për qind që nga fillimi i vitit. Inflacioni vjetor është rritur në mbi 20 për qind duke reduktuar fuqinë blerëse të turqve. Monedha vendase ka qenë në rënie të lirë pasi presidenti recep Tayip Erdogan ka mbrojtur reduktimin e normës së interesit pavarësisht inflacionit të madh. Erdogani insistoi këtë verë se norma e interesit duhet të bjerë duke thënë se norma e lartë barazon inflacionin e lartë. Ai thotë se po i jep prioritet rritjes ekonomike, që do të zgjerohet me 9 për qind në 2021 dhe 3.5 për qind në 2022. Gjatë një tjetër krize ekonomike në 2018-ën, banka qendrore në mënyrë agresive rriti normën bazë të interesit por mundësia e përsëritjes së kësaj strategjie, nën erdoganin, është minimale. Disa ekspertë kanë akuzuar presidentin se do ta bëjë turqinë më tërheqëse dhe qendër për produktet e lira me pagat e turqve që tani vlejnë më pak nëse kthehen në dollarë. paga minimale mujore neto në turqi prej 2.825 lirash, shkonte në 380 dollarë në janar 2021, por tani, ajo është e barasvlefshme me 222 dollarë.

Top Channel/ Vuçiç “dorëzohet” para protestuesve? Ngrihet aktakuza për stacionin në Novi Sad!
16/09 14:17
Top News – Tajvani përgatitet për luftë / Boton udhëzuesin e ri: Nuk duam të shkaktojmë panik
16/09 13:25
Top News – 3500 dronë mbi Ukrainë këtë muaj / Zelenski: Trump të marrë një pozicion të qartë
16/09 13:25
Top News – Trump, luftë me Venezuelën / Sulmon anijen me drogë, vriten tre persona
16/09 13:00
Top News – Spanja kundër Izraelit / Kërkon përjashtimin nga garat sportive dhe Eurovizioni
16/09 12:44
Top News – Izraeli ka kryer genocid në Gaza / Hetuesit e OKB: Me qëllim shkatërrimin e palestinezëve
16/09 12:42
Top Channel/ “Mbrohuni ose kaq e patët”: Deklarata e Musk “trazon” Londrën, reagon Starmer!
16/09 11:41
Top Channel/ Poloni, dron mbi rezidencën e presidentit: Ndalohen dy bjellorusë!
16/09 11:26
Top Channel/ Trump padit New York Times-in për shpifje: Kërkon 15 miliarda USD dëmshpërblim!
16/09 11:18
Top News – Kërkon 15 miliardë USD dëmshpërblim / Donald Trump padit New York Times për shpifje
16/09 11:18
Top News – Dron mbi ndërtesat qeveritare në Poloni / ‘U neutralizua’, arrestohen dy bjellorusë
16/09 11:13
Top Channel/ OKB-ja e pranon, komisioni hetimor: Izraeli ka kryer genocid në Gaza!
16/09 11:11
Top News–Polonia: NATO të ruajë qiellin e Ukrainës/ Kërkon zonë ndalim-fluturimi, të rrëzohen dronët
16/09 11:10
Top Channel/ Eshtë fundi? Izraeli nis pushtimin e Gaza City: Sulm final me tanke, 62 viktima!
16/09 11:10
Top News – Dronët rusë ‘shëtitje’ në qiejt e NATO-s / Hynë në hapësirën ajrore të një anëtari tjetër
16/09 11:10
Top News – ‘Gaza po digjet’, Izraeli nis pushtimin / Bombardime gjatë natës, ofensivë tokësore
16/09 11:08
Top News- Luksemburgu njeh shtetin palestinez/ Paralajmëron sanksione të tjera ndaj Izraelit
16/09 09:36
Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15