Top News – Vala e dytë e pandemisë/ Shifra rekord infektimesh në Europë dhe botë
11/10/2020 12:35

Evropa ka regjistruar të shtunën shifrën e dytë rekord radhazi të rasteve të reja të koronavirusit, sipas organizatës botërore të shëndetësisë. Në 24 orë, infektimet ishin 123.684, rreth 8.3 për qind më shumë në krahasim me rekordin paraprak prej 114.227 rastesh të regjistruara të premten e kaluar. Sipas shifrave të OBSH, bilanci total i infektimeve në Evropë është deri më tani në kuotën 6809678. Mbretëria e bashkuar ndërkohë ka arritur në atë që po konsiderohet pika pa kthim në pandeminë e koronavirusit. Situata është e ngjashme me atë të marsit dhe në javët e ardhshme, përveç shtimit të rasteve, do të ketë edhe shtim të viktimave. Ky është një paralajmërim i frikshëm që vjen nga profesori Jonathan van Tam, zëvendësdrejtor shëndetësor për Anglinë, i cituar nga BBC. Për Van Tam, vjeshta bën që situata të rëndohet dhe vendi do të përballet me probleme para ardhjes së dimrit. Të hënën, kryeministri Boris Johnson pritet të shpallë kufizime më të ashpra. Ai pritet të prezantojë planin për një sistem izolimesh lokale në tre faza, që mund të shohin çdo rajon të Anglisë të vendoset në një prej këtyre fazave, në varësi të rasteve. Ndërkohë edhe në shkallë globale është shënuar rekordi i tretë radhazi i infektimeve. OBSH tha se të shtunën u regjistruan 383359 raste të reja, 7.9 për qind më shumë krahasuar me rekordin e të premtes. Të enjten e kaluar ishte shënuar një kulm i ri, me 343467 infektime. Sipas Johns Hopkins, bilanci ka shkuar tani në mbi 37 milionë raste, përfshirë edhe mbi 1 milionë viktimave.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21