100 mijë vaksina të tjera kineze Sinovax mbërritën në aeroportin e Rinasit, mes amullisë që krijoi greva e kontrollorëve të trafikut ajror, e cila vonoi mes të tjerash edhe uljen e tyre në pistë. Ky ishte një shqetësim për autoritetet shqiptare, ndaj fakti që aeroporti u arrit të hapej sërish pavarësisht paralizës që pësoi një ditë më parë, u prit me lehtësim edhe sa i takonte vaksinave.