Top Channel/ “SPAK rrëzon politikanët”! The Economist: Elita e Shqipërisë po kapet në rrjetë!
07/08/2025 22:55

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur kundër korrupsionit po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa duket pa frikë apo favorizim”. Kështu shkruan “The economist” në një shkrim për Shqipërinë, me titullin “SPAK po rrëzon figurat e mëdha”, ku vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. “The economist” thekson se “gjithnjë e më shumë elita e Shqipërisë, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, po kapen në rrjetën e saj dhe se kryeministri Edi Rama nuk është më aq entuziast sa ishte kur ajo arrestonte kryesisht kundërshtarët e tij”. “Në vitin 2023, SPAK e vendosi Sali Berishën, një ish-president që drejton partinë kryesore të opozitës në vend, në arrest shtëpiak. Ai është në gjyq për korrupsion. Vitin e kaluar arrestoi Ilir Metën, një tjetër ish-president dhe tani udhëheqës të opozitës. Edhe ai është akuzuar për korrupsion. Ish-ministra në qeveritë e zotit Rama janë arrestuar gjithashtu, dhe në shkurt ishte radha e Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë socialiste të Tiranës, i konsideruar si një pasardhës i mundshëm i zotit Rama. Të tre i mohojnë akuzat”, thuhet në shkrim. Më tej, “The economist” përmend dhe akuzat mes palëve, ku shkruan se “z. Berisha pretendon se zoti Rama po e persekuton atë, dhe e quan SPAK "kamzhikun e tij". Por numri në rritje i bashkëpunëtorëve të ngushtë të zotit Rama të akuzuar për korrupsion ka dëmtuar edhe imazhin e tij. Kur u arrestua zoti Veliaj, ishte radha e kryeministrit për të akuzuar SPAK-un për shkelje të të drejtave të njeriut. Kjo i solli atij qortime nga Bashkimi Evropian; një diplomat nga një vend i BE-së i quan akuzat e tij "mashtrime". Zoti Rama shpejt hoqi dorë nga sulmet e tij”, shkruan media britanike.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16