Top Channel/ AI në shkolla, po përgatitet zhvillimi i arsimit digital deri në vitin 2030
07/08/2025 19:49

Kurrikula shkollore pritet të ndryshojë duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Në të njëjtën kohë propozohet nxitja e përdorimit të IA në institucionet arsimore për mësimin e personalizuar. Në dokumentin e Ministrisë së arsimit që është në konsultim publik për zhvillimin e arsimit digjital deri në 2030 synohet të përputhet mësimdhënia me standardet e BE-së. “Përdorimi i inteligjencës artificiale në mjediset arsimore do të krijojë mundësi të reja për përshtatjen e përmbajtjes mësimore sipas nevojave, ritmit dhe stilit individual të çdo nxënësi. Me publikimin e ChatGPT nga OpenAI në 2022 , duke qenë i orientuar për përdorim të përgjithshëm dhe falas, adoptimi i tij në arsim është rritur. Mjetet e IA kanë potencial të konsiderueshëm për të pasuruar praktikat arsimore, por ato kërkojnë udhëzime të qarta dhe mbështetje në trajnime për t’u përdorur në mënyrë etike dhe efektive. Ministria e Arsimit dhe Sportit është e angazhuar për të avancuar përdorimin e përgjegjshëm të IA në sistemin arsimor”. Duke vlerësuar sugjerimin e Unescos të ‘konsensusit global për IA dhe arsimin” që mbështet integrimin e inteligjencës artificiale në arsim, planifikohet që brenda një periudhe 5 vjeçare në shkollat shqiptare lënda ekzistuese e TIK-ut të ndërthurë edhe njohuri për IA. Plani i veprimit përcakton gjithashtu nevojën për përgatitjen e të gjithë mësuesve të sistemit parauniversitar, ku do të duhet të ndjekin të detyruar trajnime për pedagogjinë digjitale. Ndërsa parashikohen edhe paketa individuale mbështetëse për arsimtarët. “Nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm të mësuesve, në përputhje me Kornizën Evropiane të Aftësive Digjitale për Edukatorët, çdo mësues do të pajiset me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të integruar me sukses teknologjinë në mësimdhënie dhe për të udhëhequr procesin e të nxënit në mjedise të ndryshme, fizike dhe digjitale. Ky objektiv përfshin pikërisht trajnimin e detyrueshëm për aftësitë bazë në TIK për të gjithë mësuesit. Gjithashtu do të shoqërohet me rishikime periodike të kompetencave digjitale të mësuesve, në mënyrë që t’u ofrohet mbështetje dhe mundësi mësimore të personalizuara për ata”. Në listën e detyrave, Ministria e Arsimit planifikon edhe blerja e 5,500 laptopëve deri në 2027 për mësuesit e gjimnazeve publike dhe kërkohet që vitin e ri shkollor si pjesë e Programit të Rritjes dhe Reformës së BE-së, qeveria e Shqipërisë të lidhë 95% të shkollave publike me një lidhje interneti me shpejtësi të lartë. Projektvendimi “Për miratimin e Planit të Veprimit të Arsimit Digjital 2025-2030 duke përfshirë standardet për arritjen e kompetencës digjitale”, propozohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) si një dokument politik i qeverisë shqiptare, e cila i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të arsimit digjital, si një e drejtë themelore kushtetuese dhe përgjegjësi publike, nëpërmjet të cilës synohet të krijohen, zhvillohen dhe të mbrohen dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, formimit të specialistëve të lartë dhe të shkencëtarëve të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06