Top Channel/ Sinjale pozitive për Ukrainën. Zelensky bisedon me Ramën, kërkon takim me Putin
07/08/2025 23:03

Moska konfirmoi të enjten një takim javën e ardhshme mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, në kuadër të bisedimeve mes dy vendeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nga ana e tij, edhe kryeministri ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkon takim me presidenti rus, Vladimir Putin. “Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Zelensky. Ndërkohë, të enjten Presidenti Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku e informoi për situatën në frontin e luftës dhe zhvillimet e fundit diplomatike. “Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi përgatitjet për takimet në qendrat e mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”, u shpreh Zelensky. Kjo bisedë telefonike vjen vetëm një ditë pas takimeve intensiv dhe diskutimeve që i dërguari i SHBA-ve pati me presidentin rus, Vladimir Putin, bisedës së këtij të fundit me presidentin amerikan Donald Trump dhe angazhimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të negociuar paqen mes dy vendeve në takim trepalësh në një nga vendet negociatore të paqes. Trump ka deklaruar se javën e ardhshme po përgatit një takim me Putin dhe më pas një trepalësh Putin-Trump-Zelensky.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16