Deri në fund të korrikut, 70 % e të rriturve në BE do të jenë imunizuar. Kështu ka deklaruar Presidentja e komisionit europian, Ursula von der Leyen duke thënë se Bashkimi Europian do të sigurojë doza të mjaftueshme vaksinash për këtë. Kujtojmë se më herët, von der Leyen ka përmendur, , fundin e muajit shtatot, por pas një vizite në një fabrikë belge të prodhimit të vaksinave pfizer-biontech , ajo e ndryshoi afatin.