Top News – Vaksina numër dy/ Pritet rekomandimi për Moderna-n
17/12/2020 18:35

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna. Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar rekomandoi dhënien e autorizimit për vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, duke i hapur rrugë vendimit të FDA-sa një ditë më pas. Vaksina e Pfizer-it po shpërndahet tashmë në të gjithë vendin. Të hënën në spitalet amerikane filloi një program masiv imunizimi. Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një opsion më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dy vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit. Grupi i këshilltarëve të jashtëm të FDA-së ka të ngjarë të diskutojë rreth efekteve anësore të vaksinës së Modernës të ndeshura gjatë provave klinike me 30 mijë pjesëmarrës, të cilat ishin më të shpeshta se ato të raportuara nga Pfizer-i. megjithate, ato ishin kryesisht reagime relativisht jetëshkurtra ndaj vaksinimit sesa efekte anësore të rënda. Ekspertët e kompanisë SVB Leerink thonë se vaksina e Moderna-s duket më pak e tolerueshme sesa ajo e Pfizer/BioNTech-ut, por sipas tyre kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë krahasim dhe nuk ka gjasa qw ta pengojë dhënien e autorizimit për vaksinën.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20