Pas Rregullatorit tw Bashkimit Evropian, edhe komisioni evropian ka ndezur dritwn jeshile pwr vaksinën e Pfizer dhe BionTech për përdorim në 27 vendet anëtare të bllokut. Agjencia evropiane e ilaceve e autorizoi vaksinën për 446 milionë banorët e BE-së, pasi ajo ka dalë tashmë në qarkullim në britani dhe SHBA. Mw pas, komisioni dha miratimin e tij cka do tw thotw se vaksinimi wshtw edhe njw hap mw pranw. Agjencia e BE tha se vaksina ka dëshmuar një efikasitet prej 95 për qindësh dhe mund të përdoret tek personat mbi moshën 16 vjec.