Top Channel/ Houthi: Izraeli vrau kryeministrin. Rebelët në Jemen e konfirmojnë: Vranë edhe ministra
30/08/2025 22:29

Rebelët Huthi në Jemen konfirmuan se kryeministri i vetëshpallur Ahmed Ghaleb Nasser al-Rahavi u vra në një sulm ajror izraelit më herët gjatë javës. Grupi i mbështetur nga Irani tha se disa zyrtarë të tjerë të lartë u vranë kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shënjestruan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të enjten. IDF deklaroi se sulmoi një "objektiv ushtarak" të Huthi në zonën e Sanaa-s, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Rebelët deklaruan se Rahavi u vra së bashku me disa ministra, megjithëse nuk i bëri publikë emrat. Portali informativ arab al-Hadath raportoi se mes viktimave ishin dhe ministri i jashtëm, si dhe ata të drejtësisë, rinisë e sportit, çështjeve sociale dhe punës. Zyra e Mahdi al-Mashat, presidentit të rebelëve, tha se Muhammad Ahmed Miftah, zëvendëskryeministri Huthi, do të merrte postin e Rahavit. Rebelët Huthi kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor që nga viti 2014, pasi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht dhe shkaktuan një luftë civile shkatërruese. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, Huthi-t kanë lëshuar rregullisht raketa në Izrael dhe kanë shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët. Izraeli, nga ana tjetër, ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave në pjesët e Jemenit të mbajtura nga rebelët.

Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28