Top News – Vaksina e Pfizer/ Kanadaja, e treta që e miraton
09/12/2020 23:06

Kanadaja është bërë vendi i tretë në botë që miraton vaksinën anti covid të Pfizer, duke lënë pas shtetet e bashkuara në përpjekjet e saj për të siguruar aksesin tek ajo. Health Canada njoftoi në faqen e saj të internetit të mërkurën se vaksina me dy doza e prodhuesit amerikan të ilaceve Pfizer dhe gjermanes BioNtech, ka marrë autorizimin zyrtar. Miratimi vjen ndërsa kanadaja vazhdon të raportojë nivele rekord infektimi nga koronavirusi, në prag të festave të fundvitit. Vaksina e Pfizer është miratuar deri më tani në britaninë e madhe dhe Bahrein. Health Canada ka mundur të përshpejtojë procedurat e rregullatorit për vaksinën e Pfizer duke mbledhur informacione gajtë kursit të studimit pa pritur deri në fund të testimeve të kompanisë. Zyrtarët në SHBA ndërkohë presin miratimin në ditët në vazhdim. Zyrtarët shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kanadezëve që nga java e ardhshme, duke i dhënë prioritet punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre në shtëpitë e kujdesit. Mbi 249 mijë doza vaksine pritet të mbërrijnë këtë muaj në vend dhe 4 milionë doza do të sigurohen deri në mars. Rregullatori kanadez tha se vaksina do të përdorej për personat mbi 16 vjec por nënvizoi se Pfizer dhe Biontech po kryente edhe teste të mëtejshme klinike tek fëmijët dhe ky udhëzim mund të ndryshojë. Me krishtlindjen që po afron, zyrtarët e shëndetit publik po i bëjnë apele kanadezëve të mos udhëtojnë apo të takohen me të afërm pasi rastet aktive janë rritur në mbi 72 mijë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20