Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të vendosë “brenda javësh” për autorizimin ose jo të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive Pfizer dhe BioNTech. "Një mendim mbi autorizimin mund të lëshohet brenda disa javësh varësisht nga të dhënat për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës", thotë EMA. Agjencia tha se vlerësimi për vaksinën mund të jetë gati “më së voni” deri më 29 dhjetor. Edhe kompania Moderna e cila ka përfunduar fazat e testimit të vaksinës së saj kundër COVID-19, kërkon autorizimin për përdorim në vendet evropiane. Vendimi për këtë vaksinë mund të merret jo më vonë se data 12 janar.