Top Channel/Melania dhe fuqia e heshtur e Stilit, Zonja e Parë rikthen kapelen misterioze në Londër
18/09/2025 21:05

Stilisti i saj mund të jetë i padukshëm, por stili i Melania Trump është gjithçka përveçse i heshtur. Dhe kapela me strehë të gjerë, ajo që fsheh më shumë sesa zbulon, është rikthyer fuqishëm. Zonja e Parë u shfaq dje në Kalanë e Ëindsorit me një veshje gri të errët nga Dior, të kombinuar me një kapelë të madhe e të errët, që mbulonte fytyrën dhe krijonte një pamje gati si hije. Një siluetë e ftohtë, e mbështjellë nga misteri. Ndërsa ecte pranë Mbretëreshës Camilla në oborrin e kështjellës, kontrasti mes tyre ishte i fortë: Camilla rrezatonte nën kapelen e saj elegante nga Philip Treacy, ndërsa Melania dukej sikur kishte ardhur nga një film noir, fytyrë e fshehur, buzë të mprehta, dhe një qëndrim që dukej të thoshte: “Mos më shikoni.” Kapelja e Melanias nuk ishte aty për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, një detaj që në Britani, në shtator, është më shumë simbolik sesa praktik. Në vend të kësaj, ajo ishte një deklaratë mode me subtekst: distancë, kontroll dhe një lloj elegance që nuk fton, por përjashton. Veshja e saj përforconte këtë imazh: e rreptë, precize dhe larg çdo përqasjeje sentimentale. Por Melania është gjithmonë gati t’i çorodisë vëzhguesit e modës. Nëse gjatë ditës ajo u shfaq si figura më e mbyllur e banketit, në darkë ajo ndryshoi krejtësisht. Në ambientet madhështore të sallës së Shën Gjergjit, ajo hoqi kapelen dhe u shfaq me një fustan të verdhë të fortë, nga shtëpia e modës Carolina Herrera. Me një rrip sateni në ngjyrë vjollce dhe me vathë smeraldi, pamja e saj ishte një ndërthurje e luksit amerikan me stilin aristokratik europian, e rikthyer në një skenë nga “Doënton Abbey”. Ajo nuk flet shumë në publik. Nuk jep shumë intervista dhe shpesh, nuk buzëqesh. Por Melania Trump e kupton fuqinë e imazhit dhe ndonjëherë, një kapelë mund të thotë më shumë sesa një fjalim.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52